Mustafa dënon tentim-sulmin ndaj Buzhalës

22 mars 2020 | 09:18

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka dënuar tentim-sulmin ndaj drejtorit të Gazetës Express, Berat Buzhala. Mustafa ka shkruar në “Facebook” se është veprim i ulët tendenca për ta shkelur fjalën e lirë dhe mendimin ndryshe. “Më shqetësoi lajmi për tentim-sulmin e mbrëmshëm ndaj z. Berat Buzhala. Është veprim i ulët dhe meriton dënim nga çdokush që e vlerëson fjalën e lirë, mendimin ndryshe dhe kultivimin e vlerave demokratike në këtë vend”, ka thënë ai.

Mutafa e ka quajtur akt frikacak një sjellje të tillë. “Frikacakët po e dëshmojnë e po e konfirmojnë se për ta pengesë kryesore janë gazetarët, profesorët, krijuesit, intelektualët. Janë të gjithë ata që mendojnë me kokën e tyre. Tentimi për homeinizimin e Kosovës është fatkeqësia më e madhe që mund t’i ndodhë këtij vendi midis Evropës.

Prandaj sot jam me Beratin. IM”, ka shtuar tutje kreu i LDK-së.

E Buzhala mbrëmë ka njoftuar se pranë një barnatore në Prishtinë dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dashur ta sulmojnë. “Ne presence te kater pese vetave, te barnatorja Rexal në Prishtine, dy vagabonda te Vetevendosjes deshten me me sulmu”, ka shkruar Buzhala në “Facebook”. Tashmë Prokuroria e Shtetit po merret me këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin, u shpreh gjatë kësaj jave se…