Mustafa: Deri në fund të javës e caktojmë datën për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së

24 shkurt 2021 | 13:54

Kryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka bërë me dije se deri në fund të kësaj jave do të caktohet data për mbajtjen e Kuvendit të LDK-së, nga ku do të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie.

“Deri në fund të javës do të caktohet data e mbajtjes së Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së”, ka thënë Mustafa për “Express”.

I pyetur rreth kandidaturës së Anton Qunit dhe emrave të tjerë të përfolur për pozitën e të parit të LDK-së, Mustafa ka thënë procesi është i hapur për pretendentët dhe propozimet që mund të bëhen në Kuvendin zgjedhor të LDK-së.

“Procesi është i  hapur për pretendentët dhe për propozime në Kuvend”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hykmete Bajrami është liruar nga pozita e ministres së Financave.…