Mustafa dhe Pacolli sot e zyrtarizojnë koalicionin

12 janar 2021 | 10:17

Këshilltar i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka bërë me dije se negociatat me LDK-në janë në përfundim e sipër.

Ai theksoi se sot pasdite do të bëhet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes LDK-AKR për të shkuar bashkë në zgjedhje.

“Në fakt negociatat me LDK-në për të shkuar bashkë në zgjedhje janë në përfundim e sipër. Unë besoj që sot mund të ketë zyrtarizim të bashkëpunimit, për formën dhe modalitetin sesi do të ndodhë kjo. Besoj se do të bëhet publike në orët e pasdites”, u shpreh ai.

Ai pohoi se AKR-ja do të jetë në listë me LDK-në.

Sa i përket numrit të deputetëve të AKR-së në listën e LDK-së, Zyberaj tha se do të jenë deri në 10.

“Do të jetë deri në 10, por nuk është definitive se kemi kohë deri në 5 ditë për të dorëzuar listat për kandidat për deputet”, pohoi ai për euronews.al.

Për kandidaturën e Pacollit si president, ai tregoi se deri më tani nuk është bërë asnjë diskutim me LDK-në.

“Nuk është diskutuar ajo. Çështja e zgjedhjes së presidentit nuk duhet të jetë problem i një subjekti politik, por i të gjithë subjekteve politike”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja dhe këngëtarja Anxhelina Hadergjona e cila jeton në mes…