Mustafa dhe Sekiraqa largohen nga Prishtina
05 gusht 2019
| 15:26
FC Prishtina dhe Argjend Mustafa me marrëveshje kanë shkëputur kontratën dyvjeçare që ishte në fuqi. Mustafa ishte transferuar edicionin e kaluar nga Trepça ’89, kurse me skuadrën kryeqytetase ka regjistruar 29 paraqitje (10 zëvendësuar, 9 zëvendësues) duke asistuar në dy gola.
Ndërsa, Bleon Sekiraqës i ka skaduar kontrata dhe është futbollist i lirë. Sekiraqa është fëmijë i Shkollës së futbollit, ndërsa me Prishtinën ka regjistruar 5 paraqitje si zëvendësues, ndërkohë e ka edhe një paraqitje në garat ndërkombëtare kundër Norkoping (0:1).
FC Prishtina i ka falënderuar dy futbollistët duke u uruar sukses në vazhdim të karrierës.