Mustafa diskutoi për sfidat e sektorit të qumështit
02 qershor 2020
| 15:38
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Besian Mustafa sot gjatë ditës priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Rrjetit të Shitësve me Pakicë, ku u diskutua për sektorin e qumështit pas situatës së krijuar.
“Gjatë takimit, Ministri Mustafa ka diskutuar për sfidat e sektorit të qumështit, si dhe për mundësitë e përbashkëta për të përkrahur sektorin që të dal nga kjo gjendje pas pandemisë COVID-19. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Rrjetit të Shitësve me Pakicë e falënderuan ministrin Mustafa për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe përkrahje”, thuhet në njoftimin e MBPZhR.
(A.M/ Epoka e re)