Mustafa dje u largua nga Prishtina, sot prezantohet te Llapi
Mesfushori Argjend Mustafa është futbollist i ri i skuadrës së Llapit.
Prezantimi i tij është bërë të martën nga skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, kurse një ditë më parë mesfushori shkëputi kontratën me Prishtinën.
“Mesfushori ofansiv nuk ka pasur shumë dilema në përzgjedhjen për edicionin e ri dhe pa hezitim ka pranuar ofertën e Llapit për edicionin e ri të Superligës. Ai ka përvojë në futbollin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Mustafa ka luajtur për skuadrat e Trepçës e Trepçës ‘89. Më pas u transferua tek Skënderbeu i Korçës. Pasi përfundoi edicionin me Prishtinën me 29 paraqitje dhe dy asistime, Argjend Mustafa është i gatshëm për një aventurë të re pikërisht me Llapin drejt titullit kampion dhe daljes në Evropë”, thuhet në njoftimin e Llapit.
/Epoka e re/