Mustafa: Do të angazhohemi ta përmirësojmë dhe fuqizojmë sektorin e bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Besian Mustafa, së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar përpunuesit e qumështit dhe mishit, si dhe pikat shitëse të prodhimeve bujqësore, ku është njoftuar nga afër me gjendjen e prodhuesve bujqësor në këtë rajon dhe sfidat e rezultuara nga pandemia.
Me këtë rast, Mustafa ka thënë se do të angazhohen ta përmirësojnë dhe fuqizojnë sektorin e bujqësisë
“Mbështetjen dhe motivimin e prodhuesve bujqësor do ta vazhdojmë në koordinim me komunën në çdo kohë dhe ju njoftoj se tashmë kemi hartuar edhe programet mbështetëse të këtij viti, në të cilat do të gjejnë përkrahje edhe fermerët e Komunës së Gjilanit. Do të angazhohemi që bashkërisht ta përmirësojmë dhe fuqizojmë sektorin e bujqësisë”, ka thënë Mustafa.
Ndërsa kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka falënderuar dhe e ka njoftuar ministrin Mustafa për nevojat për përkrahje të fermerëve, me qëllim të zgjerimit të veprimtarisë së tyre. (L.G/ Epoka e re)