Mustafa: Do të vazhdojmë përkrahjen për prodhuesit vendor
25 qershor 2020
| 15:59
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa gjatë ditës së sotme priti në takim kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ku diskutuan për gjendjen aktuale dhe mundësitë e bashkëpunimit.
Shahini njoftoi ministrin Mustafa me sfidat e bizneseve vendore gjatë dhe pas pandemisë Covid-19.
Në anën tjetër, Mustafa theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me qëllim të përkrahjes së prodhuesve vendor, duke siguruar avancimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.