Mustafa dorëzon dorëheqjen para Kuvendit të LDK-së
14 mars 2021
| 11:12
Isa Mustafa në fjalën e tij në kuvendin zgjedhor të LDK-së ka ofruar dorëheqje.
Ai ka bërë me dije se nuk do të jetë pjesë e pozitave udhëheqëse në LDK, por do të mbetet anëtar i thjeshtë.
Mustafa pas fjalës së tij ka lëshuar sallën dhe është deklaruar për medie.
Ai ka njoftuar për dorëheqjen.
“Dëshiroj të ju njoftoj se porsa dhash dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së, dorëheqja ishte e parevokueshme. Falënderova strukturën për punën 10-vjeçare, kam pas besim, e kam besim edhe sot se ky kuvend do të nxjerr një kryetar që do ta çojë LDK-në përpara”, ka deklaruar Mustafa.