Mustafa drejton sot mbledhjen e Kryesisë së LDK-së

07 gusht 2018 | 11:22

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, sot do ta drejtojë mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie, për herë të parë pas një periudhë prej rreth tetëmuajshe, ku vuante nga një sëmundje.

LDK-ja nëpërmjet një komunikate për medie ka bërë me dije se Mustafa do ta drejtojë mbledhjen e Kryesisë, e cila do të fillojë në orën 18:00 dhe do të mbahet në Hotel “Sirius”.

Gjatë kohës sa Mustafa ka qenë i shtrirë në spital, kohë pas kohe ka pasur fotografi të publikuara, apo edhe takime me anëtarë të partisë, mirëpo kjo është hera e parë që ai drejton mbledhjen e Kryesisë në këtë vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot përkujtohet beteja e familjes Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës…