Mustafa e Ahmeti flasin për krijimin e policisë së kryeqytetit
19 shkurt 2019
| 14:38
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, ka vizituar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin ka diskutuar për temat e përbashkëta që kërkojnë angazhimin e dy institucioneve, me theks të veçantë në krijimin e policisë së kryeqytetit dhe vendosjen e rregullit në trafik.
“Në takim me kryetarin e Komuna e Prishtinës, Shpend Ahmeti diskutuam për temat e përbashkëta që kërkojnë angazhim të të dy institucioneve, me theks të veçantë në krijimin e policisë së kryeqytetit dhe vendosjen e rregullit në trafik”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/