Mustafa e Ahmeti vizitojnë bujqit në Prishtinë

19 prill 2020 | 12:50

Fermerët e Komunës së Prishtinës, janë duke i vazhduar veprimtaritë bujqësore në këtë kohë, pas masave të ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), e cila ka lehtësuar qarkullimin e punëve në këtë sektor.

Për të monitoruar nga afër punën që po e bëjnë këta prodhues, sot gjatë ditës ministri në detyrë i MBPZhR-së, Besian Mustafa, bashkë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, ishte në terren tek disa kultivues bujqësorë të kësaj komune.

“Përmes këtyre vizitave po shohim nga afër gjithë aktivitetin bujqësorë që po bëhet në terren, e po ashtu, në këtë mënyrë dua të jem sa më afër fermerëve për t’i motivuar edhe më tej ata që të vazhdojnë punën për të rritur prodhimtarinë bujqësore, e cila do ta ketë mbështetjen time të plotë. Në kuadër të kësaj mbështetje do të ketë subvencione dhe grante, të cilat do të lehtësojnë dhe do të avancojnë këtë prodhimtari vendore”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka njoftuar Mustafën për punën që po e bën kjo komunë për të përkrahur kultivuesit bujqësorë, edhe pas gjendjes së krijuar nga pandemia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbledhur në…