Mustafa e ka izoluar Vjosa Osmanin, ajo tash është vetëm një individ

22 prill 2020 | 09:23

Blerim Latifi thotë se Isa Mustafa do të jetë kandidat për kryeministër ose dikush që kontrollohet nga ai. “Vjosa Osmani sot është vetëm një individ në LDK. Isa Mustafa ka arritur ta izolojë atë brenda partisë. Isa Mustafën do ta kemi kandidat për kryeministër. Duhet me qenë një kandidat që kontrollon votat në partinë e tij. Isa Mustafa nuk e bën kryeministër dikë që i del jashtë kontrollit si Vjosa Osmani. Do të kemi një kryeministër që do të merret vetëm me menaxhimin e marrëveshjes me Serbinë, jo me diçka tjetër”, ka thënë Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pjesë e madhe e rinisë evropiane iu përgjigj me…