Mustafa njofton presidentin e NDI-së për qëndrimet e LDK-së rreth zhvillimeve në vend

14 maj 2019 | 16:00

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka takuar presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Derek Mitchell, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që ky institut u ka dhënë institucioneve të shtetit tonë drejt zhvillimit dhe avancimit të vlerave demokratike në.

Po ashtu, Mustafa ka falënderuar NDI-në për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për organet e LDK-së, veçanërisht grupin parlamentar, Forumin e Gruas dhe atë të e Rinisë të kësaj partie.

Më tutje, Mustafa ka shpalosur zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimet e LDK-së rreth sigurisë, korrupsionit, arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe investimeve të huaja në Kosovë.

Ndërsa, presidenti i NDI-së, Derek Mitchell, ka falënderuar kryetarin Mustafa për mirëpritjen dhe bashkëpunimin e dy institucioneve në këto 20 vite. Ai ka thënë se ky bashkëpunim, pritet të vazhdojë edhe më fuqishëm, gjatë viteve në vijim.

Të pranishëm në takim ishin edhe sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, shefi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti, anëtarja e Kryesisë së kësaj partie, Vlora Dumoshi dhe zëdhënësi Besian Mustafa.

/Epoka e re/

Image may contain: 6 people, people sitting

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid i ka komunikuar portierit Keylor Navas se nuk…