Mustafa e pyet Kurtin: Vajit çka m’i ba, boss? Ku me qu?

10 mars 2022 | 13:35

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, pasi çmimi për një litër vaj sot është rritur në 3.49 euro.

Dje kryeministri Kurti u bërë apel qytetarëve që ta dërgojnë miellin në furra nëse kanë shumë rezerva.

Në këtë kontekst, Mustafa ka pyetur Kurti se çfarë të bëjnë me vajin.

“Vaji: pardje 1.59, dje 2.39, sot 3.49. Në vend që të bëjnë zgjidhje, qeveria bën hajgare ‘qojeni miellin në furra’ dhe ‘kjo është kostoja e lirisë’. Vajit çka më i bà, boss? Ku me qu?!”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Phoenix mposhti sot me rezultat 111-90 Miamin, në duelin mes…