
Mustafa e quan çmenduri thirrjen e LV-së për bojkot të produkteve të Devollit
21 prill 2025
| 13:51
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, e quan çmenduri thirrjen e Lëvizjes Vetëvendosje për bojkot të produkteve të kompanisë kosovare Devolli.
“Lëvizja Vetëvendosje paska bë thirrje që të bojkotohen produktet e kompanisë kosovare Devolli! Po po, kanë bë thirrje të bojkotohen produktet e kompanisë që punëson mijëra punëtorë e mbanë gjallë mijëra familje kosovare, si dhe mbushë buxhetin e shtetit tonë me tatime! Kjo është çmenduri! Kjo mendësi jo vetëm që është antizhvillimore, por edhe e rrezikshme për perspektivën demokratike të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.