Mustafa e quan xhelate Kusari-Lilën e cila kërkoi shkarkimin e Hotit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka reaguar deputetes Mimoza Kusari-Lila, e cila ka shkruar se infektimi i kryeministrit Hoti me koronavirus është një arsye shtesë për ta shkarkuar.
Mustafa përmes rrjetit social “Facebook” ka shkruar se deklarimet e tilla nga deputetja janë kanibalizëm politik dhe një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore.
“Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët!! Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë”, ka shkruar Mustafa.
Deputetes Kusari-Lila i ka reaguar edhe kryeministri Hoti.
Ai ka deklaruar se është izoluar sapo e ka marrë lajmin se është infektuar./Epoka e re/