Mustafa e Suma diskutojnë për sigurinë në komunën e Hanit të Elezit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, ka pritur të mërkurën në takim kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me çështjen e sigurisë në Komunën e Hanit të Elezit, me ç’rast ministri Mustafa ka thënë se bashkëpunimi në mes të nivelit qendror dhe atij lokal është shumë i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve.
Ndërsa kryetari Rufki Suma e ka njoftuar ministrin Mustafa lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet kjo komunë sa i përket situatës së sigurisë dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në këtë takim është diskutuar edhe për përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile, sistem ky që u lehtëson qytetarëve pajisen me dokumente.
/Epoka e re/