Mustafa e vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale
17 korrik 2023
| 11:32
Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, do ta vazhdojë dëshminë e tij pranë Dhomave të Specializuara të Hagës.
Ai do të merret në pyetje nga avokatët e krerëve të UÇK-së.
Remi gjatë javës së kaluar është pyetur për pozicionin e tij në luftë, pozicionin e Thaçit e të tjerëve, raportet e komandantëve të zonave me shtabin e përgjithshëm dhe detaje të tjera.
Remi është dëshmitari i parë që ka dalë publikisht në këtë gjykim, pasi të gjithë të tjerët kanë qenë me masa mbrojtëse.