
Mustafa: Edhe zogjtë e malit e dinë kush e pengoi liberalizimin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se dialogu nuk kushtëzohet me liberalizimin e vizave, por dialogu kushtëzohet me ikjen e kësaj qeverie.
“dhe, dialogu kushtëzohet me ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së shtetit serb për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës. Deri sa Serbia zhvillon fushatë të tillë, dialogu është i shantazhuar, prandaj BE duhet paraprakisht ta ndalë Serbinë nga kjo fushatë e ndyrë. Për liberalizimin, edhe zogjtë e maleve, siç thotë populli, e dinë se kush e pengoi. Ne duhet ti lusim vendet e BE-së që ato të mos sillen ndaj këtij procesi ashtu si u sollën disa parti dhe disa deputet tanë”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/955736937825877/posts/1925397500859811/