Mustafa: Ende nuk i di arsyet e sulmit
Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa është sulmuar gjatë ditës së sotme nga, siç thotë ai, dy policë. Mustafa një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka thënë se ende nuk i di arsyet e sulmit ndaj tij.
Ai ka rrëfyer ngjarjen si ndodhi sot. “Në vend se të takohemi për festë, më është dashur t’ju thërras për sulmin ndaj meje që ka ndodhur sot rreth orës 13, në qendër të qytetit. Aty ku rri gjithmonë. Polici i njohur si “Tarkani” pa pritur thërret shoqëruesin tim, në tentim të përshëndetjes me të. Fjala e parë e tij ishte e sharë dhe menjëherë me sulmoi me grusht. Pastaj më rrëzoi dhe shkelmoi. Duke u ngritur vërehet në video ku personi tjetër, Nazim Sahiti, person me të cilin nuk kam pasur probleme, largon personin tjetër me të cilin isha duke i lejuar ‘Tarkanit’ të më sulmoj mua. Kur kam kthyer kokën kam thënë, ‘Nazim, ti je a?’ Ai më shau dhe më tha hup. Kam qenë i shoqëruar nga mbrojtja e afërt tash e sa muaj, por nuk kam pasur probleme me asnjë zyrtar policor e lëre më me dikë në krye të hierarkisë së Policisë. Fakti që më bind se gjithçka ka qenë e organizuar është qëndrimi i një polici në uniforme brenda lokalit duke mos reaguar”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se sikurse sulmet e tjera ndaj tij, as ky rast nuk do ta zmbraps.
“Nuk do të zmbrapsem para tyre e askujt tjetër. Po shqetësohem sesi dy zyrtarë policorë sulmojnë drejtorin e PTK-së, jo Agron Mustafën, por drejtorin e PTK-së. E kanë të kotë nëse mendojnë se më kanë frikësuar. E shoh si paralajmërim të fundit që institucionet e vendit të merren me Tarkanin e Nazim Sahitin”, u shpreh Musata.