Mustafa: Enver Zymeri ra heroikisht në mbrojtje të kufirit
26 korrik 2018
| 15:47
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Enver Zymberin në 7-vjetorin e rënies së tij.
“Enver Zymberi ra heroikisht në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Lavdi veprës së tij”, ka thënë Mustafa.
Enver Zymeri është vrarë më 25 korrik 2011 në pjesën veriore të Kosovës gjatë operacionit të Policisë në kthimin e kontrollit në pikat kufitare 1 dhe 31.