Mustafa: Është e ulët që të përdhoset puna titanike e mjekëve

09 dhjetor 2020 | 23:18

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka konsideruar punën e mjekëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si “titanike”, teksa ka thënë se po punojnë në kapacitete minimale.

Mustafa, përmes ‘Facebook’-ut, ka përmendur edhe pagat e mjekëve, të cilat i ka konsideruar disafish më të ulëta sesa personat të cilët po i sulmojnë mantelbardhët.

“Është e ulët që dikush nga mediat dhe politika të tentojë të përdhosin këtë punë titanike. S’kanë as të drejtë morale, sepse disa prej tyre kanë paga disafish më të larta se të mjekëve, bëjnë jetë të lirë,  largë përgjegjësisë për të sëmurit dhe për familjarët e tyre dhe marrin guxim të  mbjellin defetizëm, në emër të lirisë së fjalës”, ka shkruar Mustafa.

I pari i LDK-së, ndër të tjera, ka përmendur edhe mungesat e furnizimit me oksigjen, të cilat, sipas tij, prapëseprapë, nuk po e pengojnë punën e mjekëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Lartë në Beograd miratoi një vendim për dënimin…