Mustafa falënderon shefin e OSBE-së për përkrahjen rreth institucioneve të sigurisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin e mirë që kanë këto dy institucione.
Mustafa ka theksuar se mision kryesor i MPB-së është siguria, për çka qeveria e Kosovës ka një angazhim të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.
Me këtë rast, ai falënderoi shefin e OSBE-së për përkrahjen e dhënë në ndërtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë, si dhe në shumë projekte të përbashkëta mes dy institucioneve.
Ndërsa Braathu i konfirmoi atij se përkrahja e OSBE-së do të vazhdojë edhe më tutje, duke theksuar se zhvillimi i sektorit të sigurisë publike ka një rëndësi të madhe kudo nëpër botë.