Mustafa flet para takimit me Kurtin
11 dhjetor 2019
| 17:14
Para pak minutash në Kuvendin e Kosovës ka mbërritur lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i cili pritet të takohet me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, me të cilin do të diskutojë për çështjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
I pyetur nga mediet nëse sonte do të arrihet marrëveshja me Vetëvendosjen, Mustafa ka thënë se derisa negociohet gjasat janë të mira që të ketë pajtim me Kurtin.
“Derisa bisedojmë shanset janë të mira për t’u arritur marrëveshja”, ka thënë Mustafa.