Mustafa fton partitë politike për garë fer zgjedhore

05 shtator 2019 | 17:55

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka kërkuar nga kundërshtarët politikë  që mos të përdorin metoda të ulëta kundër kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani.

“Gara jonë duhet të jetë garë fer, demokratike, e argumentuar dhe jo fushate e militantëve që shpërndajnë akuza e gënjeshtra të rrezikshme për kandidaten tonë dhe të dëmshme për vendin, ka shkruar Mustafa llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Mustafës:

Ka filluar keq!

Mos veproni me mjete te ulëta, e mos u shërbeni me gënjeshtra e montime kundër znj. Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga LDK.

Nëse keni kurajo, garoni me mjete demokratike, mos shpenzoni para për ekspertë e prodhues të gënjeshtrave nga vendet e tjera.

Gara jonë duhet të jetë garë fer, demokratike, e argumentuar dhe jo fushate e militantëve që shpërndajnë akuza e gënjeshtra të rrezikshme për kandidaten tonë dhe të dëmshme për vendin.

Nuk e luftojnë korrupsionin ata që shpërndajnë lajme korruptive; nuk e luftojnë korrupsionin ata që kanë para të vjedhura për të paguar ekspertë të gënjeshtrave.

Nuk e luftojnë korrupsionin ata që ushtrojnë ndikim te organet e drejtësisë për të hapur procese gjyqësore për njerëzit e kundërshtarëve politik në kohën kur fillon procesi zgjedhor. Këtë e bën vetëm shteti i kapur dhe kapësit e shtetit. Por, çdonjërit do ti vjen koha dhe momenti të japë përgjegjësi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Juventusit, Blaise Matuidi pritet të jetë një nga…