Mustafa godet Pecin, thotë se Vjosa dhe Albini e kanë bërë ministër një rrugaç

01 mars 2023 | 17:16

“Monitoroje tensionin”. Kjo ishte pika që ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka përdorur si argument kundrejt ish-kryeministrit Isa Mustafa, pasi ky i fundit ka përmendur presidenten Vjosa Osmani në lidhje me marrëveshjen në Bruksel, duke e quajtur si juriste e zonja “e vetëshitur”.

Mustafa i kishte kërkuar Osmanit të tregojë nëse pika 7 e planit evropian bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe kjo ka shkaktuar reagimin e Pecit.

Peci Mustafën e ka quajtur “pensionist” e ekonomist të vetëshitur. Madje ai i ka bërë thirrje “ta monitorojë tensionin” sepse siç ka thënë Peci, Asociacioni iu la Kosovës si barrë nga pikërisht Isa Mustafa.

Duke qenë se nuk është hera e parë që ish-funksionarë të LDK-së flasin në këtë gjuhë ndaj ish-kryeministrit, “lajmi.net” ka kontaktuar me vet Isa Mustafën për ta pyetur në lidhje me qëndrimin e tij për këto komente të Pecit.

Mustafa nuk është kursyer aspak në përgjigjen e tij, duke thënë se nuk merret me “rrugaçë”, e rrjedhimisht, as me ministrin Peci. Madje, ky i fundit sipas Mustafës është “fëmijë i rrugës” të cilin Vjosa Osmani e Albin Kurti e kanë bërë ministër.

“Me rrugaçët nuk jam marrë asnjëherë, prandaj nuk shoh arsye të merrem as me Pecin. Është thjeshtë një sjellje e një fëmiu të rrugës, të cilin Vjosa dhe Albini e kanë bërë ministër”, ka thënë Mustafa.

E gjithë kjo polemikë ka ardhur pasi që dje ish-kreu i LDK-së, ka thënë se pika 7 e marrëveshjes së propozuar nga BE, e “përqafuar” nga Kurti nënkupton një formë vetëmenaxhimi për serbët në Kosovë.

Ai ka kërkuar nga presidentja Osmani, të cilën e quajti jurist “të vetëshitur” që të tregojë nëse kjo pikë është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, në aspektin e asaj se a parasheh akti më i lartë juridik të drejta asimetrike për komunitetet, që serbët të kenë të drejta kolektive të vetëmanaxhimit, e komunitetet tjera jo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 02.03.2023 Punime të…