Mustafa hap Forumin e Politikave Bujqësore

12 tetor 2020 | 14:33

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka bërë sot hapjen e Forumit të Politikave Bujqësore (APF).

Ky forum është organizim i Grupit të Përhershëm Rajonal të Punës për Zhvillimin Rural (SWG), presidencën njëvjeçare të së cilës për vitin 2020 e ka Republika e Kosovës.

Me këtë rast, Mustafa ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht gjatë pandemisë Covid-19.

“Ky bashkëpunim ndihmon në shkëmbimin e informacionit dhe përvojave, veçanërisht pasi rruga jonë si rajon drejt Bashkimit Evropian është në një linjë. Platforma SWG mbetet një shembull i shkëlqyeshëm për këtë bashkëpunim midis nesh, dhe ne jemi të përkushtuar drejt zbatimit të konkluzioneve dhe vendimeve që rezultojnë nga kjo platformë”, ka deklaruar Mustafa.

Forumi i Politikave Bujqësore (APF) është një ngjarje disa ditore mbi politikën rajonale bujqësore në Evropën Juglindore, i cili organizohet nga Grupi i Përhershëm Rajonal i Punës për Zhvillimin Rural (SWG), ku akterë relevantë rajonalë dhe ndërkombëtarë, japin rekomandime të politikave rajonale për zhvillim rural.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bota e boksit po përgatitej për të parë një tjetër…