Mustafa, Haradinajt: Nuk bëhem bashkë me Thaçin dhe Veselin, as me ty
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ia ka reaguar kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj rreth deklarimit të këtij të fundit për ngjashmërinë mes LDK-së, PDK-së e Thaçit.
Mustafa përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se se është jokorrekte deklaratat e Kryeministrit Ramush Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Deklarata e sotme e Kryeministrit Haradinaj me të cilën mua dhe LDK-në i fut ne nje kazan me z. Thaçin, z. Veselin e tjerë dhe në korelacion me Serbinë, është jokorrekte, e pasaktë dhe përngjan në fushatë.
Edhe po deshi Kryeministri Haradinaj, nuk behem bashk me Thaçin dhe Veselin. Nuk bëhem bashk as me z. Haradinaj me mënyrën e të qeverisurit të tij!
Qendrimet e LDK-së janë të qarta, nuk pranojmë dialog për kufijtë, për territorin dhe për shtetësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.
Taksën e ka sjellë Qeveria me direktiva të z. Veseli: ju e keni bërë, ju vendosni çfarë të bëni me te. Ju jeni koalicioni qeverisës, LDK është opozita juaj. Jeni në pushtet dhe mos e luani rolin e viktimës.
LDK do të kultivojë miqësi të përhershme me SHBA-të. Për këtë nuk e pyesim askënd.