Mustafa i bashkohet Dukagjinit
27 qershor 2019
| 16:22
Futbollisti talentuar prizrenas, Ilir Mustafa i cili luan në pozitën e mesfushorit është transferuar nga Dukagjini i Klinës.
“Mustafa gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e skuadrës nga ky qytet Lirisë ku zhvilloj 30 nga gjithsej 33 xhiro, aty edhe u zhvillua si futbollist. Iliri ishte edhe me grupmoshat U19, të Kosovës në disa ndeshje me trajnerin Ramiz Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.
Siç dihet skuadra e Dukagjinit në edicionin e ri do të bëjë gara në elitën e futbollit të Kosovës.
/Epoka e re/