Mustafa i bën thirrje presidentit ta zhbllokojë KQZ-në

18 mars 2019 | 13:49

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi e ka bllokuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin.

Mustafa në emër të LDK-së e ka ftuar presidentin që ta zhbllokojë KQZ-në, sepse sipas tij vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thellojë pasojat për subjektet politike, vendin dhe për rendin kushtetues.

“Presidenti i Kosovës e ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin. Emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, ligjin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me definimin e grupeve parlamentare. Është e qartë se dikush do të mbetet i pakënaqur, ashtu siç kishte deklaruar presidenti para disa ditësh, por për institucionin e Presidentit me rëndësi themelore duhet të ketë përmbushja e bazës Kushtetuese e jo referimi ndaj kënaqësive e pakënaqësive”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

 /Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar të rinjtë,…