Mustafa i LDK-së: LV-ja nuk ka guxim për debat, i sfidojmë përsëri
24 janar 2025
| 12:09
Kandidati për deputet dhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i ka bërë thirrje sërish kryeministri Albin Kurti që të dalë në një debat publik me Lumir Abdixhikun.
Në konferencën e sotme për medie, Mustafa ka theksuar se Kurti nuk ka program për të shpalosur për të mirën e qytetarëve.
“Partia në pushtet, lideri i saj, dhe ministrat e saj, janë zhdukur tërësisht. Nuk kanë guxim as të debatojnë me ne, i sfidojmë përsëri, ejani debatojmë. Pra, zgjidheni vendin, zgjidheni kohën dhe zgjidheni gazetarin moderues. Nëse Kurti ka një plan për të ardhmen e Kosovës do të vinte në debat për ta shpalosur e debatuar, por është e qartë pse nuk vjen në debat”, ka thënë Mustafa.