
Mustafa i LDK-së për deklaratën ‘blejeni vetë rrymën’ të kreut të ZRrE-së: Tri herë shtrenjtim, dhe ofendojnë qytetarët
24 mars 2025
| 15:14
Ofendim ndaj qytetarëve, e ka parë Besian Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), deklaratën e kryetarit të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, i cili ka thënë: “gjejeni rrymën vetë më lirë dhe blijeni”.
“Shiheni qasjen e kryetarit të ZRrE-së! Nën këtë qeveri është shtrenjtuar rryma 3 herë dhe i ofendojnë qytetarët “bëni qare more, blejeni ma lirë vet qy!”. Fort mirë”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.