Mustafa i pakënaqur me sondazhin: “A po e kërcënon LDK-ja koalicionin?”

04 mars 2020 | 23:17

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj emisionit “Debat” të dhe televizionit RTV Dukagjini, ku duket se sondazhi i publikuar nuk i ka pëlqyer atij.

Sondazhi me titullin “A po e kërcënon LDK koalicionin?”, duke se Mustafës nuk i ka pëlqyer dhe ju ka reaguar RTV Dukagjinit, ai këtë e ka quajtur si sondazh me prapavijë dhe qëllimkeq.

Mustafa po thotë se sipas titullit të këtij sondazhi është LDK-ja ajo që e kërcënon koalicionin, ai ka ftuar për neutralitet dhe të tregon se kush po e kërcënon koalicionin.

Postimi i plotë nga Mustafa:

Një sondazh me prapavi qëllimkeqe i TV Dukagjini.
“A po e kërcënon LDK koalicionin?” Kjo është pyetja që iu shtrua opinionit sonte!
Sipas kësaj, Redaksia e TV Dukagjinit e paska vendosur, se në çdo alternativë LDK duhet të jetë ajo që kërcënon. Dhe paraprakisht duhet etiketuar si përgjegjëse LDK-në. Pyetja është sugjestive dhe rrjedhimisht është joprofesionale. Sepse një TV serioz do duhej, nëse bash ka nevojë, të shtrojë pyetje neutrale: Kush po e kërcënon koalicionin…
Dhe unë do të përgjigjesha se koalicionin mund ta kërcënojë vetë koalicioni. Por këtë kërcënim nuk e shoh. IM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ismail SYLA Fenomeni i ndotjes së skenës politike të…