Mustafa i PDK-së demanton Kurtin: S’ka rritje të punësimit me këtë aktivitet ekonomik
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka dëmtuar shifrat e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka deklaruar se gjatë qeverisjes se tij ka pasur rritje enorme të punësimit.
Ai ka vlerësuar se pretendimet e shefi të qeverisë nuk janë të vërteta.
Mustafa ka shkruar në “Facebook” se pretendimet e kryeministrit janë tendencë për mashtrim të publikut.
“Kryeministri Kurti paska deklaruar se Kosova ka shënuar rritje enorme të punësimit gjatë këtyre 4 viteve. Kjo nuk është gjë tjetër përveç se një tendencë për mashtrim të publikut! Se çka mund të ketë ndodhë me punësimin gjatë këtyre viteve, më së miri tregon figura e mëposhtme e cila shpërfaqë stagnimin e ekonomisë”, ka shkruar Mustafa.
Sipas tij, nuk mund të ketë rritje të punësimit me këtë aktivitet të ulët ekonomik.