Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: Çmimet që nga 2022 asnjëherë s’janë zvogëluar
25 shtator 2024
| 14:21
Arben Mustafa, anëtar i Kryesisë së PDK-së, i ka reaguar Hekuran Muratit, ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati, i cili është lavdëruar për inflacionin më të vogël të Kosovës në rajon.
Sipas Mustafës, që nga vitit 2022, asnjëherë nuk janë zvogëluar çmimet.
Mustafa ka vlerësuar se sot çmimet janë të papërballueshme “për pjesën dërmuese të qytetarëve”.
“E vërteta është se çmimet e rritura që nga viti 2022 asnjëherë nuk janë zvogëluar, por kanë vazhduar të rriten edhe më tutje dhe sot janë të papërballueshme për pjesën dërmuese të qytetarëve” , ka shkruar Mustafa në “Facebook”.