Mustafa i PDK-së: Investimet e sektorit privat në rënie të vazhdueshme
19 dhjetor 2023
| 16:20
Koordinatori për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka thënë se vlera e investimeve në sektorin privat e tregon më së miri situatën ekonomike.
“Investimet e sektorit privat në Kosovë po shënojnë rënie të vazhdueshme përgjatë vitit 2023. Në tremujorin e tretë të këtij viti, investimet private shënuan një rënie reale vjetore prej rreth 19.9 për qind (vlerësim i bazuar në të dhënat e ASK-së)”.
“Pasqyra e investimeve të sektorit privat është pasqyra më reale e gjendjes së ekonomisë së vendit”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.