Mustafa i PDK-së: Kosova ka nivelin më të ulët të pagave në rajon
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, i ka reguar deputetit të VV-së, Armend Muja, i cili ka thënë se paga mesatare në Kosovë është 780 euro.
Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe nëse ka një rritje të vogël, kjo nuk e kompenson rritjen e çmimeve, ndërsa i ka kërkuar deputetit të VV-së të flasë edhe për pagat në sektorin privat.
Postimi i tij i plotë:
Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja, paska folur për rritjen e pagave që kinse paska ndodhur gjatë kësaj qeverie
Ajo që deputeti Muja po e quan rritje të pagave në sektorin publik, nuk ka ka arritur as ta kompensojë rritjen e çmimeve e mos të flasim për përmirësim të pozitës financiare të shërbyesit publik. Madje, paradoksalisht, për disa kategori pagat u zvogëluan në kohën e rritjes së çmimeve.
Në anën tjetër, Deputeti do të ishte mirë të na tregoj diçka rreth pagave në sektorin privat, të cilat kanë stagnuar si pasojë e bllokadës që ka pësuar ky sektor gjatë kësaj qeverie.
Përndryshe, të dhënat e fundit qe janë në dispozicion e radhitin Kosovën në nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon.