Mustafa i PDK-së për urën te liqeni i Badocit: Nuk arrijnë ta ndërtojnë një urë 38 metra që dy vjet

02 maj 2024 | 16:25

Zyrtari i lartë i PDK-së, Arben Mustafa, ka thënë se qeveria Kurti ende nuk e ka përfunduar punën për ndërtimin e urës te liqeni i Badocit.

Mustafa ka thënë se për dy vite nuk kanë ndërtuar një urë 38 metra të gjatë.

“Ende asnjë shenjë pune në ndërtimin e urës te liqeni i Badovcit, përderisa po punojnë në harrnimin e rrugës së përkohshme, e cila nuk i ka as dy vite prej kur është ndërtuar. Mbi 35 minuta pritje për shkak se nuk arrijnë ta ndërtojnë një urë 38 metra që dy vite! Kështu duket një qeveri e propagandës – punë hiq, e fjalë sa të duash!”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Zvicrës ka thënë se Rusia nuk është e…