Mustafa i përgjigjet Abazit: Të kontrollohet tek doktori

28 qershor 2020 | 13:19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka veç një përgjigje për Haki Abazin e Vetëvendosje, i cili ka thënë sot se Mustafa duhet të merret në pyetje për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe tre përqindëshin.

“Le të shkojë te doktori e të kontrollohet”, ka thënë Mustafa për gazetën “Express” kur është pyetur se si i komenton deklaratat e Abazit ndaj tij.

Ndërkohë, Abazi ka thënë se Mustafa duhet të merret në pyetje nga Prokuroria e Shtetit, për njohuritë që sipas tij i ka për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe fondin e Trepërqindëshit.

Ai ka thënë se për t’u marrë në pyetje Mustafa, nuk ka nevojë për ndonjë gjykatë speciale.

“Isa Mustafa duhet të merret në pyetje nga prokuroria e shtetit për njohuritë që ka për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe gjithashtu për çështjen e fondit 3% që për herë të parë fondi shtetëror është kthyer në fond të UFORK…Nuk ka nevojë për gjykatë speciale për këtë gjë, drejtësia në Kosovë duhet të filloj të veproj”, ka shkruar Abazi.

“Sikleti i Mustafës duhet të adresohet për të lejuar kthimin e demokracisë dhe çkapjes së shtetit plotësisht”, ka përfunduar Abazi.

Ky reagim i Abazit ka ardhur pas një qëndrimi të djeshëm të Mustafës, ku ka thënë se dialogu duhet të jetë i pavarur nga Gjykata Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…