Mustafa i quan të papërgjegjshëm deputetët e LV-së

06 qershor 2022 | 14:02

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka cilësuar si të papërgjegjshëm deputetët e pushtetit, pasi ka dështuar votimi në parim i Projektligjit për ngritjen e pagës minimale.

“Nga 69 deputetë të pushtetit sot në sallë ishin vetëm 51. Të tjerët nëpër ekskursione, në bisht të aeroplanit. Asnjë ligj të vetëm s’janë në gjendje ta kalojnë. Të papërgjegjshëm, deri në pikën e fundit”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kundër këtij projektligj, të hënën kanë protestuar e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata kanë kërkuar që të përfshihen në ngritjen e pagës minimale. Protesta ka përfunduar, ndërsa opozita nuk e ka votuar Projektligjin e ngritjes së pagës minimale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është apo jo më e mirë se Kim Kardashian, siç…