Mustafa i reagon LV-së për asociacionin, mbron Hotin

12 shtator 2020 | 16:33

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit, Avdullah Hoti, pas “sulmeve” ndaj këtij të fundit nga Vetëvendosje dhe presidenti serb lidhur me marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet  “Facebook”, Mustafa ka thënë se nëse shihen deklaratat e LV-së, atëherë vërehet se kjo parti pajtohet që të krijohet Asociacioni sipas vendimit të Kushtetueses.

Reagimi i plotë i tij:

A po dinë çfarë po thonë?!

Po i përcjell sulmet që po i bëhen Kryeministrit Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje, në njërën anë dhe nga Presidenti i Serbisë, në anën tjetër, lidhur me Asociacionin (apo “Zajednicen, me gjuhën e VV-së)

VV ishte shprehur sot për mediat: “…. ne do ta mbrojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, nga kushdo e posaqërisht nga kryeministri ilegjitim Hoti”.

Ndërkaq, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë:

Gjykata Kushtetuese, ne mbeshtetje te nenit 84 (9) ne lidhje me nenin 112.1 te Kushtetutes, ne mbeshtetje me nenin 20 te Ligjit dhe me rregullin 56 (a) te Rregullores se punes, ne seancen e mbajtur me 21 dhjetor 2015, me shumice votash

VENDOS

I. TE DEKLAROJE kerkesen te pranueshme;

II. TE KONSTATOJE qe Asociacioni/Bashkesia e komunave me shumice serbe do te themelohet, siç eshte parapare me Marreveshjen e Pare, te ratifikuar nga Kuvendi i Republikes se Kosoves dhe shpallur nga Presidentja e Republikes se Kosoves;…

Kjo le të konstatohet se LVV pajtohet të themelohet Asociacioni sipas Marrëveshjes së nënshkruar nga z. Thaçi, ashtu siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese.

Ndërkaq, Vuçiqi ishte pajtuar në  Marrëveshjen mbi parimet, të cilën e nënshkruam në vitin 2015 që Asociacioni do të themelohet pasi që Gjykata Kushtetuese konstaton se vendimi i Qeverisë dhe Statuti, (përfshirë edhe ndryshimet e tij) janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. Kjo dispozitë nuk gjendet në Marrëveshjen e Parë! IM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e konsideron të dështuar në…