Mustafa insiston për marrëveshje të balancuar me LV-në

21 janar 2020 | 17:08

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka folur për medie pas mbledhjes Kryesisë së kësaj partie.

Mustafa ka thënë mbesim të përkushtuar për një marrëveshje me Vetëvendosjen, e cila respekton vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor të vitit 2019.

Kryetari i LDK-së ka insistuar për një marrëveshje të balancuar me Vetëvendosjen. Në këtë kontekst, ai ka thënë se Vetëvendosje duhet ta trajtojë në mënyrë të veçantë ofertën e LDK-së.

“Mbesim të hapur që të ulemi dhe të bisedojmë, por që kjo bisedë e jona të ketë një përfundim sa më shpejtë, mundësisht deri në fund të kësaj jave në mënyrë që ta bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë që nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i njerëzve të papunë në botë pritet të rritet…