Mustafa: Jemi partia e parë në Kosovë
18 dhjetor 2017
| 17:32
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, bashkë me Haki Rugovën kanë folur në një konferencë për medie, pasi janë numëruar votat me kusht në Istog, të cilat e kanë nxjerrë fitues Haki Rugovën.
Mustafa ka thënë se fitorja e Istogut e konfirmon LDK-në partinë e parë, e cila ka grumbulluar 230 mijë vota në zgjedhjet lokale. “Sot jemi dëshmitarë se e konfirmuan fitoren e LDK-së dhe të kandidatit tonë në Istog. Përveç kësaj, ne në zgjedhjet lokale kemi dalë partia e parë qoftë me numër të votave për kryetar të komunës, me 230 mijë vota, qoftë për numrin e komunave. Në Istog kemi arritur t’i mposhtim të gjitha subjektet sepse nuk kemi reaguar vetëm me AAK-në, por me të gjitha subjektet e tjera”, ka thënë Mustafa.