
Mustafa: Ka qenë gabim i Thaçit që është përfshirë në ide të ndryshimit të kufijve
09 maj 2019
| 21:50
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se ka qenë gabim i madh edhe i presidentit Hashim Thaçi edhe i gjithë atyre që e kanë hapur temën e korrigjimit të kufijve, sepse kjo çon në shkëmbim territoresh dhe është ide e gatuar nga serbët.
Ndryshe, Mustafa duke folur në televizionin publik, tha se LDK-ja në këtë fazë nuk do të përfshihet në dialog, sepse konsideron se dialogu nuk mund të zhvillohet pa institucione të forta./KTV