Mustafa takon ambasadorin e Zvicrës, flasin për aktualitetin politik në vend
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka takuar sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, të cilin e ka njoftuar për zhvillimet aktuale në Kosovë.
Sipas një komunikate për medie të LDK-së, lideri i kësaj partie, diplomatin zviceran e njoftuar edhe me qëndrimet e LDK-së mbi dialogun Kosovë-Serbi, zgjedhjet brenda LDK-së, mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë PAN dhe zhvillimin socio-ekonomik në vend.
“Po ashtu, kryetari Mustafa e falënderoi shtetin e Zvicrës për përkrahjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë. Njëkohësisht, shprehu përkushtimin e LDK-së për të punuar në zhvillimin e Kosovës. Ambasadori Jean-Hubert Lebet, falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe vlerësoi rolin e LDK-së gjatë gjithë këtyre proceseve në Kosovë”, është thënë në komunikatën e LDK-së.
/Epoka e re/