Ministri Mustafa mbikëqyri nga afër zbatimin e marrëveshjes për kontrollin e përbashkët kufitar me Shqipërinë
22 qershor 2019
| 11:45
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka bërë me dije se ministria që drejton dhe Policia e Kosovës kanë bërë angazhime shtesë me qëllim të menaxhimit më të mirë të kalimit në pikat kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, në këtë fillim të sezonit veror.
“Kalimi i qytetarëve nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas po realizohet me procedura të lehtësuara nga policia kufitare duke evituar kështu pritjet e gjata”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka treguar se vështirësi ka në pjesën e kufirit të Shqipërisë për shkak të infrastrukturës së pamjaftueshme për kalimin e automjeteve e sidomos kamionëve dhe maunave nga Shqipëria në Kosovë.