Mustafa: Kandidatin për kryeministër e vendosim pas shpalljes së zgjedhjeve

23 dhjetor 2020 | 11:05

Me rastin e 31-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kryesia e kësaj partie ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kryetari i LDK-së, Isa Muatafa, ka thënë se kjo parti është themeluar si kundërpërgjigje të sistemit që ka ushtruar dhunë.

Ai ka thënë se mburret me punën që është bërë tash e 31 vite.

I pyetur se kush do jetë kandidati për kryeministër, Mustafa ka thënë se akoma nuk kanë zgjedhur një emër.

“Ne nuk kemi përmendur askënd ne po presim mbi bazën e asaj që tha Kryeministri Avdullah Hoti dje, që të mblidhet Kuvendi, dhe ta aprovojë buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare që domosdo duhet të aprovohen e të shpallim zgjedhjet”.

“Dhe pastaj në momentin kur shpallim zgjedhjet, do mbledhim organet tona dhe do diskutojmë në mënyrë institucionale dhe jo në bazë të përmendjeve dhe dëshirave personale sepse kemi parti institucionale”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas procesit paraprak bashkëpunues përgatitor, sot u zyrtarizua partneriteti bilateral…