![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/Isa-Mustafa.jpg)
Mustafa: Kemi një sjellje diktatoriale të kësaj qeverie
14 prill 2020
| 22:12
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në emisionin “Click” në RTV21 ka thënë se vendi duhet ta ketë një qeveri të re.
“Ne tani për tani e kemi vetëm pëlqimin e Këshillit të Përgjithshëm që mund të bëjmë koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, me Nismën Socialdemokrate me AKR-në dhe me subjektet të cilat përfaqësojnë popullatën joshumicë, do të thotë me dy grupet parlamentare”, ka thënë ai.
Mustafa ka thënë se ka ndodhur një betejë e panevojshme mes kryeministrit dhe presidentit për gjendjen e jashtëzakonshme.
Ai ka thënë se masat që janë shpallur nga ministri i Shëndetësisë për Covid-19 janë jo kushtetuese.
“Kemi një sjellje diktatoriale të kësaj qeverie”, ka thënë Mustafa.