Mustafa kërkon jetësimin e verdiktit të shqiptarëve të Luginës sipas referendumit të ’92-s
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), Ragmi Mustafa, është pritur në takim nga shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi me të cilin ka biseduar për jetësimi i verdiktit të popullit shqiptar të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit sipas referendumit të 1 e 2 marsit të vitit 1992.
“Në takimin e mëngjesit të sotëm me kryetarin e grupit parlamentar të PDK-së z. Memli Krasniqi, temë boshte ishte jetësimi i verdiktit të popullit shqiptar të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit sipas referendumit të 1 e 2 marsit 1992. Edhe kryetari i grupit parlamentar të PDK-së mbështet pa rezervë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Nga ana tjetër, me kujdes të veçantë po ndjekin politikën aktuale në Kosovë e Luginë, duke i dhënë mbështetje shqiptarëve në Luginë, madje gjer në bashkimin e tyre me Kosovë”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/